Dështon votimi i rezolutës për arsim në mungesë të kuorumit

Dështon votimi i rezolutës për arsim në mungesë të kuorumit

19:16, 18/09/2020

Me kritika të shumta është përballur ministri i Arsimit, Ramë Likaj, vetëm një javë pasi nisi mësimi në shkolla në kohë pandemie.

Ai u ftua të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Inicuesja e interpelancës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se ka shumë familje që nuk po kanë mundësi t’i sigurojnë pajisjet për mësim online, e mësimdhënës me probleme shëndetësore po detyrohen të dalin në punë, raporton KOHA.

Deputetët, përfshirë të partive në pushtet, kritikuan Likajn se Ministria me gjithë vonesën e nisjes së mësimit në shkolla, nuk ka arritur të marrë masat e duhura që të sigurojë mospërhapjen e virusit.

Por, akuzat i ka mohuar ministri Likaj.

Përplasje për mësimin online pati edhe mes partive opozitare.

Deputetët megjithatë dështuan të votojnë një rezolutë, e cila ndër të tjera obligonte që Ministria e Arsimit dhe IKSHP çdo ditë të publikojnë të dhënat për numrin e të infektuarve në secilën shkollë.

Rezoluta nuk u hodh në votim shkaku i mungesës së kuorumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco