Portreti i Heroit  Agim Ramadani ka hyrë në librin e rekordeve Guinness

Portreti i Heroit Agim Ramadani ka hyrë në librin e rekordeve Guinness

14:02, 18/09/2020

Portreti i komandantit, Agim Ramadanit, ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e të ndjerit, Shukrije Ramadani përmes një postimi në Facebook.

Ajo në postimin e saj e ka falënderuar artistin Besart Gashi i cili për 50 ditë rresht pune nën monitorimin e Profesorëve dhe mediumeve arriti jetësimin e kësaj vepre.

Postimi i plotë:

Jemi  krenarë dhe të mallëngjyer sot me faktin se Agim jonë, zyrtarisht ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe njëherit heroi i vetëm kombëtar pjesë e GËR-së.

Për konfirmimin na njoftoi, nipi i madh i Agimit,Muhameti i cili e Pranoi këtë njoftim nga Guinness Ëorld Records - Global Headquarters, Londër, Britani e Madhe.

Ky rekord i ri botërorë, njofton botën me figurën dhe shumëdimensionalitetin e Agimit, si dhe luftën e drejtë të UÇK-së. Është krenari, jo vetëm për ne, të kemi një vepër të tillë e cila len gjurmë të pashlyeshme në arenën ndërkombëtare të artit.

Falënderim i veçantë për artistin Besart Gashi i cili përplot 50 ditë punë dhe përkushtim nën monitorimin e Profesorëve dhe mediumeve, që me durim dhe këmbëngulësi ,arriti jetësimin e kësaj vepre.

Portreti, tanimë pjesë e librit famëlartë është realizuar me 3 Milion e 138 mijë e 305 kapëse metali dhe këta numra jo rastësisht të tillë.

138 - Brigada “Agim Ramadani” dhe           

305 - 3 Maj data e lindjes dhe muaji  05 maji qe solli Agimin në jetën që jetoi kaq shkurtë dhe kaq me intezitet! Faleminderit Besart për punën, dashurinë dhe respektin ndaj Agimit, faleminderit Muhamet që je i gatshëm të përkrahësh idetë novative dhe të ndihmosh realizimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco