Bylykbashi: PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, kërkojmë ekspertizën e ODIHR!

Bylykbashi: PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, kërkojmë ekspertizën e ODIHR!

13:00, 18/09/2020

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar kanë dalë nga mbledhja e Këshillit Politik ku është debatuar sot për koalicionet zgjedhore dhe listat.

Oerd Bylykbashi i PD-së theksoi se “ne nuk lëvizin nga kërkesat tona dhe listat 100% realisht të hapura. Në këtë moment, PS-ja po bojkoton Marrëveshjen e  14 janarit, që funksionon si një e tërë dhe jo me pjesë si i intereson Gjiknurit. Ne kërkojmë që Këshilli t’i drejtohet ODIHR për ekspertizë.

Këshilli Politik nuk funksion si parlamenti i tyre. Është me konsensus. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën.

Petrit Vasili i LSI-së nga ana e tij tha: “Ne kërkojmë që PS-ja të mos bojkotojë dhe të mos prishë konsensusin e 5 qershorit. Ky është një shans i madh për PS-në, jo për Opozitën e Bashkuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco