Sot në Prishtinë mbahet mbledhje komemorative për gazetarin Sulejman Gashi

Sot në Prishtinë mbahet mbledhje komemorative për gazetarin Sulejman Gashi

10:43, 18/09/2020

Sot në Prishtinë do të mbahet mbledhje komemorative për gazetarin Sulejman Gashi.

Gashi ka ndërruar jetë me datë 11 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tash e disa vite ishte duke u trajtuar.

Në këtë mbledhje komemorative do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

“Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria.

Kjo mbledhje do të mbahet në sallën 1 tetori në Prishtinë me fillim nga ora 13:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco