‘Isha kundër shembjes së TK’/ Gazmend Leka për A-Show: Rama, kryetar bashkie, premtoi që do e ruante Tiranën siç ishte

‘Isha kundër shembjes së TK’/ Gazmend Leka për A-Show: Rama, kryetar bashkie, premtoi që do e ruante Tiranën siç ishte

22:30, 15/09/2020

Në një intervistë tek a tek me gazetarin Adi Krasta në A-Show, artisti i arteve figurative, Gazmend Leka, ndër të tjera foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke u rreshtuar në krahun kundër të atyre i vunë fadromën.  

‘Unë kam qenë një njeri publik për shumë gjëra. Ka qenë një stacion televiz ku e ndiqja të gjithë protestën e artistëve te sheshi i Teatrit.

Në disa momente më vinte zor që nuk shkoja atje, sepse ishin miqtë e mi.

Unë nuk kisha kohë të shkoja, por së brendshmi më erdhi shumë keq që artistët u ndanë, në kampe armiqësore.

Njëherë kur më kërkuan një mendim, unë kam thënë që nuk jam dakord për prishjen e Teatrit.

Unë s’kam pas gjë në dorë, por kur shoh që ndërtohen kisha dhe xhamia, them pse nuk ndërtohen edhe teatro.

Teatri është më i vërtetë, si koncept sesa kisha dhe xhamia,

Unë do të doja  që ai teatër të rikonstruktohej, dhe të ndërtohej diku tjetër.

Kështu u shkatërrua edhe Estrada. Dikush thoshte që ishte ftohtë. Por unë se kisha mendjen të i ftohti por te ajo që luhej në skenë.

Ky teatër nuk duhej prishur.

Për më tepër që kur Edi ishte kryetar bashkie tha që do ta ruaj Tiranën sic ishte.

Kur ndodhi prishja nuk isha dakord.

Ne kemi shumë faj. Edhe këta artistët kanë faj.

U prish Kinostudio. Ishte si një ishull thesari.

U prish Lidhja e shkrimtarëve.

Është galeria e arteve, që është një varrezë. Do shikosh disa vepra të realizmit social, dhe duket sikur këto 30 vite nuk ka asgjë.

Kjo pjesë e teatrit është një copë e këtij mozaiku që është thyer’-tha Leka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco