‘Katrahura e trafikut në Tiranë do i heqë vota pafund mazhorancës’

‘Katrahura e trafikut në Tiranë do i heqë vota pafund mazhorancës’

09:27, 15/09/2020

Trafiku në Tiranë, thuajse në çdo segment, është një makth i vërtetë. Ky makth shtohet kur nis viti i ri shkollor dhe ai akademik.

Vjeshta e gjen Tiranën në një gjendje të frikshme.

Gazetari Klodian Tomorri mendon se katrahura e trafikut në kryeqytet do i heqë shumë vota mazhorancës.

“Unë kam një bindje që shqiptarëve nuk u plas shumë nëse vidhet buxheti sepse nuk i shohin si lekët e tyre paratë e buxhetit. Ndaj po të jetë për skandale korruptive, një qeveri mund të qëndrojë 100 vjet në pushtet në Shqipëri.

Por kjo katrahura e trafikut në Tiranë ka për t’i hequr vota pafund maxhorancës sepse i shkatërron njerëzve jetën direkt dhe në përditshmëri. Kjo është e sigurt.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do jenë vota që i ikin vetëm Erjon Veliajt apo edhe qeverisë. Nuk kam parë ndonjëherë mërzitje më të madhe te njerëzit nëpër Tirane se sa kjo që ka shkaktuar katrahura e bllokimit të rrugëve dhe trafiku.

Besoj kjo është një nga çështjet ku opozita duhet të kërkojë më shumë kapital elektoral. Me një fushatë agresive denoncimesh, puna e trafikut mund të përmbysë balancat elektorale, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rang kombëtar.

Bashkia njëherë ka rënë ndërkohë. Sikur të ketë zgjedhje për Bashkinë sot, unë mendoj që opozita i fiton edhe me kandidatin më të dobët të mundshëm,” shkruan Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco