‘Rilindja përgjegjëse për varfërimin e vendit’/ Braimllari: Më 25 prill rikthejmë shpresën

‘Rilindja përgjegjëse për varfërimin e vendit’/ Braimllari: Më 25 prill rikthejmë shpresën

19:11, 12/09/2020

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimlari ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për varfërimin e vendit dhe largimin e të rinjve.

Në postimin e tij në Fcaebook, Brahimllari ka publikuar një takim me banorët e fshatit Plasë të Pojanit, të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të investimeve në bujqësi, ku ka theksuar se më 25 prill, largojmë Rilindjen e kalbur dhe rikthejmë shpresën në vend.

Postim i plotë i Endrit Brahimllarit:

Rilindja ka varfëruar dhe larguar të rinjtë.

Plasa po përballet me varfëri ekstreme, me mungesën e ujit të pijshëm, me mungesën e investimeve në bujqësi.

Rilindja e ka bërë të pa përballueshme jetën e banorëve të Plasës.

Më 25 prill, largojmë Rilindjen e kalbur dhe rikthejmë shpresën në vend.

Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, investime në bujqësi dhe infrastrukturë, vëmendje të drejtpërdrejtë për hallet dhe shqetësimet e banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco