Mehmeti: Ja si ngjan Shqipëria! Atje kanë privatizuar edhe detin

Mehmeti: Ja si ngjan Shqipëria! Atje kanë privatizuar edhe detin

20:51, 11/09/2020

Analisti Kim Mehmeti, në programin e tij të së premtes në SYRI TV, komentoi situatën në Shqipëri. Ai tha se ka një lëvdatë për qeverinë, pas shumë kritikave.

“Mirë bëri Shqipëria që nuk i mbylli kufijtë dhe për herë të parë, Shqipëria u takonte shqiptarëve,” tha Mehmeti.

Ai më pas përshkroi udhëtimet në Shqipëri, duke theksuar disa probleme të turizmit shqiptar, duke e nisur nga hedhja e mbeturinave. Ai nënvizoi edhe një problem tjetër: privatizimin e detit.

“Nuk kanë privatizuar vetëm rërën, por kanë privatizuar edhe ujin e detit dhe e kanë ndarë me grumbuj gurësh. E gjitha kjo tregon se Shqipëria i ngjan një zonje të bukur, që burrin e ka narkoman.

Besoj se ka ardhë koha kur duhet të gjithë të kontribuojmë që kjo zonjë e bukur të jetë në duart e atyre që dinë t’ia ruajnë dhe t’ia shtojnë bukurinë. Që nuk dinë vetëm të marrin, por edhe të japin,” tha Mehmeti.

“Në Shqipëri bie në sy politizimi i skajshëm i çdo gjëje. Nuk takova shumë njerëz, por ata që takova nuk flasin mirë për këtë qeveri, por nuk vura re një frymë që ta ketë nxitur kjo opozitë. Duhet kthyer besimi se ne mundemi".

"Rinia nuk është as e majtë dhe as e djathtë, por është perëndimore. Ajo pret vetëm mundësinë që të largohet,” tha Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco