Gjermania jep donacion me pajisje mjekësore për FSK-në

Gjermania jep donacion me pajisje mjekësore për FSK-në

20:41, 11/09/2020

Në kazermën "Adem Jashari" të FSK-së në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në pajisje mjekësore nga Republika e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, paraprakisht priti në zyrën e tij, ambasadorin e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Joern Rohde. 

"Në fillim ministri Quni e uroi ambasadorin Rohde për detyrën e re dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Ai theksoi, se edhe donacioni që pranojmë sot është në vazhdën e ndihmës së madhe të Gjermanisë, ministrisë së saj të mbrojtjes dhe forcave gjermane për ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin në stadin aktual të ministrisë dhe forcave tona. Ministri Quni vlerësoi lart edhe angazhimin e oficerëve dhe nënoficerëve gjerman në kuadër të ekipit të NALT nën lidershipin e gjeneralit Best i cili vazhdon traditën e paraardhësve tjerë me profesionalizëm dhe efektivitet të lartë. “Gjermania si vend mik yni, është njëri ndër partnerët tanë kryesor strategjik dhe se sukseset tona të deritashme, bashkë me partnerët tjerë, janë të arritura të përbashkëta”. Nga ana e tij, ambasadori Rohde, ritheksoi zotimin e Gjermanisë për vazhdimin e mbështetjes së FSK-së për të arritur objektivat e saj zhvillimorë dhe shprehu konfirmimin për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral. Gjatë takimit ministri Quni shoqërohej nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha",thuhet në njoftimin e FSK-së.

Postimi i plotë:

Posted by Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës on Friday, September 11, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco