VIDEO/ Bardhi i publikon Ramës premtimin e dy viteve më parë: Çfarë të detyroi të rikthesh kumarin?

VIDEO/ Bardhi i publikon Ramës premtimin e dy viteve më parë: Çfarë të detyroi të rikthesh kumarin?

18:36, 11/09/2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke iu kthyer videos së dy viteve më parë ku Rama lajmëronte mbylljen e lojërave të fatit, i ka shtruar një pyetje këtij të fundit, se çfarë e shtyu të shkelë premtimin kundër kumarit. Dhe pse nuk reagon për këtë çështje?

"Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar’- shkruan Bardhi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco