Tabaku: Raporti i DASH konfirmoi situatën e rëndë me investimet e huaja në vend

Tabaku: Raporti i DASH konfirmoi situatën e rëndë me investimet e huaja në vend

16:21, 11/09/2020

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një shënim në facebook, ka komentuar lidhur mbi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur mbi situatën e rëndë të investimeve të huaja në Shqipëri, ku cilësohet korrupsioni i lartë i qeverisë Rama si një faktor që i mban larg investitorët.

‘Jo rastësisht DASH evidenton situatën e rëndë të Shqipërisë në raport me investimet e huaja.

Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja kjo e shoqeruar me Mungesen e transparencës sidomos në prokurimet publike ka sjelle Kontrata të vështira për tu zbatuar.

Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera është i gjithëpranishëm dhe bashkë me Rritjen e pakontrolluar të kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.

Investitorët e huaj ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.

Jemi vendi më i korruptuar në rajon sipas Transparency International, kemi renditjen më të keqe për përthithjen e sipërmarrjeve inovative dhe gjithashtu përkeqesohemi nga viti në vit në Doing Business.

Zi e më zi e kanë çuar Shqipërinë; korrupsioni alarmant, koncesionet abuzive dhe PPP-të që kanë shkatërruar tregun e lirë.

Kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë as e ardhmja e shqiptarëve që humbasin vendet e punës. Shqipëria në punë është besimi, vizioni dhe beteja jonë!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco