Videolajm/ 'A ka shqiptar që e beson më këtë njeri?!'

Videolajm/ 'A ka shqiptar që e beson më këtë njeri?!'

13:53, 11/09/2020

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka ballafaquar sot me zë e figurë, dy deklarata publike të kryeministrit Edi Rama, njërën të qershorit 2013 dhe tjetrën të shtatorit 2020, për legalizimet falas dhe ujin e pijshëm. Këtyre deklaratave, Vasili u ka vënë këtë emërues të përbashkët: A ka shqiptar që e beson më këtë njeri?!

Qershor 2013 (në studion e "Opinion"

Rama: Unë me dy gjëra do të  merrem personalisht. Regjistroje në kamera. Me dy gjëra këto katër vite do të merrem unë personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Pas 4 viteve do të përgjigjem unë personalisht, nuk do t’ia vë absolutisht përgjegjësinë askujt: 1) Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat informale dhe 2) ujin në parcelë në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do të merrem unë dhe do të përgjigjem unë.

Shtator 2020 (duke inspektuar projektet e rindërtimit)

Zonja: Bravo për këtë rrugë që po na bëni, tani vetëm uji na mungon.

Rama: Ja po punojmë me ujin, jemi duke punuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco