Zbulohet vendndodhja e Bushatit, darka misterioze me Yuri Kim

Zbulohet vendndodhja e Bushatit, darka misterioze me Yuri Kim

13:45, 11/09/2020

Vizita dy ditore e ambasadores amerikane në Shkoder, përveç takimit me kryetaren e bashkisë dhe vizitave në disa prej objekteve të njohura historiko-kulturore, e ato fetare, ka patur edhe risi.

Mbrëmjen e parë të qëndrimit në kryeqendrën e veriut, Yuri Kim është parë të darkojë me ish- Ministrin e Jashtëm, njëherësh ish-drejtuesin politik të qarkut Ditmir Bushati.

Tv1 Channel ka siguruar ekskluzivisht foton e darkës mes Kim dhe Bushatit, në një nga restorantet e njohura në qendër të qytetit.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar Kim dhe Bushatit.

Një vit më parë Bushati u shkarkua prej kryeministrit Rama nga drejtimi i politik i qarkut dhe u zëvendësua me Valdrin Pjetrin, i cili nuk e mori dot detyrën për shkak se u prek nga ligji për dekriminalizimin.

Edi Rama delegoi në Shkodër Ilir Beqjan disa ditë më parë dhe ky i fundit kur u pyet nga mediat për Bushatin, tha se nuk ndodhej në Shkodër e Tiranë, por takimi i Kim vetëm dy ditë pas kësaj deklarate pikërisht në Shkoder me Bushtain është surprizë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco