Kryemadhi: 25 prilli do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudo-reformat

Kryemadhi: 25 prilli do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudo-reformat

11:04, 11/09/2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur entuziaste pas një takimi që ka pasur me të rinj në Fier. Në një album fotografish në Fb, Kryemadhi shton: "Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët.

Më 25 prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco