Kërcënimi i Ramës për Manjola Cakonin/ Gazetari: Për çfarë duhet t'i vijë turp, që e mashtrove?!

Kërcënimi i Ramës për Manjola Cakonin/ Gazetari: Për çfarë duhet t'i vijë turp, që e mashtrove?!

19:02, 10/09/2020

Gazetari Osman Stafa, i cili ka intervistuar Manjola Cakonin, reagoi pas lajmit se ajo ka marrë kërcënime nga kreu i ekzekutivit.

"Është fatkeqësi ajo çfarë po ndodh me familjen Cakoni. Teksa pritej që të paktën autoritetet të lëviznin, për zgjidhjen e situatës, situata ka shkuar në anën e kundërt, kur pas intervistës, ka qenë, sipas familjes së Manjolës, vetë Kryeministri Rama, që i ka telefonuar, duke i thënë “Turp për atë që ka thënë”.

Turp për çfarë? Turp që vërtetoi se qeveria bën vetëm propagandë? Turp se i thoni Manjolës, që familja e saj, duhet të kishte 3 viktima që të merrte pensionin? Turp se e keni gënjyer se i keni paguar Ju, shpenzimet mortore të burrit dhe të vajzës? Ato 3.5 milionë lekë akoma nuk ua keni dhënë. Turp se ajo nënë s’ka më para për ilaçe? Turp për çfarë?

Alesio ishte një ndër fëmijët simbol që Kryeministri u vetdeklarua se do e ndihmonte, e çoi diten e parë në shkollë, i dha një shtëpi, e çoi të takonte Ronaldon dhe Buffonin, dhe kaq mbaroi?

Me kaq mbaruan hallet e kësaj zonje? Kaq e vështirë qenka që kjo familje të marrë një pension që mund të përballoje kostot e jetesës, derisa Alesio të rritet?

Këto fakte të bëjnë të mendosh që për shtetin me e rëndësishme është fasada, sesa realiteti," shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco