'Nuk mund të bëhesh kurrë njeri, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ramës'

'Nuk mund të bëhesh kurrë njeri, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ramës'

14:53, 10/09/2020

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar pas njoftimit se kreu i qeverisë Rama ka talefonuar Manjola Cakonin e cila në një video rrëfeu vuajtjet e saj të shumta pas tërmetit të vitit të kaluar.

“Turpi të mbuloftë përjetë ty që i tregon turpin Manjolës, nënës, bashkëshortes së ve, motrës, familjares, që, për shkak të qëndrimit tënd kriminal ndaj dëmeve të tërmetit të Shtatorit, i mbetën nën rrënojat e pallatit në termetin e nëntorit, 8 anëtarë të familjes dhe keqpërdor vogëlushin e saj për imazhin tënd të nxirë”, shkruan Berisha në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Ndodhi rrënqethëse jashtë moralit njerëzor!

Turpi të mbuloftë përjetë ty që i tregon turpin Manjolës, nënës, bashkëshortes së ve, motrës, familjares, që, për shkak të qëndrimit tënd kriminal ndaj dëmeve të tërmetit të Shtatorit, i mbetën nën rrënojat e pallatit në termetin e nëntorit, 8 anëtarë të familjes dhe keqpërdor vogëlushin e saj për imazhin tënd të nxirë. Turp, njëmijë herë turp o qenie mjerane që mund të quhesh çdo gjë tjetër por jo kurrë njeri.

Ndiqni në video rrëfimin rrënqethës dhe të paimagjinueshëm të Manjolës pas telefonatës të atij që vetëm njeri nuk mund të quhet kurrë.

Kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme. sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco