Këto lagje të kryeqytetit të premtën mbesin pa ujë

Këto lagje të kryeqytetit të premtën mbesin pa ujë

13:40, 10/09/2020

Nesër realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit, te rruga e “ Shkupit ” në Prishtinë,

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 11 shtator 2020 e premte,  KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në rrjet, konkretisht te rruga e “ Shkupit” në Prishtinë. 

Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë.  

Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e “Shkupit”  ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan),  rruga ” Mulla Zekë Bërdynaj  ” dhe rruga ” Riza Cerova ” ,  në Prishtinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco