DASH: Shqipëria, vend i vështirë për biznes prej korrupsionit qeveritar, PPP-të hoqën mundësinë e konkurencës

DASH: Shqipëria, vend i vështirë për biznes prej korrupsionit qeveritar, PPP-të hoqën mundësinë e konkurencës

09:18, 10/09/2020

“Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.”

Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri. Në këtë raport përmendet me shqetësim të madh korrupsioni dhe sidomos, koncensionet ose PPP-të.

Investitorët,  thotë raporti, “përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.”

Në vijim vihet në dukje se “përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

 Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme.

Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.

Në 2019 dhe 2020, përpjekja për investime e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin.

Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri sepse titulli i qartë është i vështirë për tu fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco