Pse askush nuk dëshiron të hapë ambasadë në Jerusalem?!

Pse askush nuk dëshiron të hapë ambasadë në Jerusalem?!

07:35, 10/09/2020

Qyteti i Jerusalemit, i cili është djepi i feve hyjnore dhe njëra prej portave më të gjera të Azisë, Afrikës dhe Evropës, është një qytet i rëndësisë të veçantë edhe për nga të qenit një portë që hapet në Mesdheun Lindor.

Për këtë arsye ky qyteti me 800 mijë banorë është shumë i rëndësishëm edhe për Palestinën, por edhe për Izraelin.

Jerusalemi, i cili në gjuhën arabe quhet edhe Al-Kuds dhe në hebraishte Jerushalajm, është njëri prej qyteteve më të vjetra të botës.

Së bashku me lindjen e islamit, ky qytet ka qenë edhe kibla e parë e myslimanëve para Qabes.

Profeti Muhammed (a.s.) nga Jerusalemi është ngritur në Miraxh, që është njëra prej pikave të rëndësishme në përhapjen e fesë islame dhe në këtë vend u ndërtua kompleksi i Al-Aksa.

Xhamia Al-Aksa dhe Kubetu-s Sahra janë simbolet e myslimanëve të qytetit.

Jerusalemi për herë të parë është ngadhënjyer nga ana e halifes Hz. Omer.

Ky qytet sa është i rëndësishëm për islamin, në të ndodhen edhe gurthemele të besimeve të hebrenjve dhe të krishtere.

Sipas besimit krishterë Hz. Isa është kryqëzuar këtu prandaj Jerusalemi pranohet si vend për kryerjen e haxhit për krishterët.

Ndërkaq për hebrenjtë ky qytet është i veçantë pasi Mbreti Davud e kishte ngadhënjyer në shekullin e 10-të para erës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco