Sa gradë duhet ta mbajmë kondicionerin ditën dhe sa natën?

Sa gradë duhet ta mbajmë kondicionerin ditën dhe sa natën?

09:28, 28/07/2024

Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta janë dy përbërësit kryesorë të çdo vere në vendin tonë. Kësaj duhet t'i shtojmë valët gjithnjë e më të zakonshme të të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike, prandaj ventilatorët dhe kondicionerët janë aleatët tanë më të mirë për të përballuar vapën.

Temperatura e ajrit të kondicionuar mund të jetë shkak për mosmarrëveshje në shtëpi apo në vendet e punës, pasi jo të gjithë e ndjejnë vapën në të njëjtën mënyrë dhe njerëz të ndryshëm ndihen rehat në temperatura të ndryshme.

Prandaj, rekomandohet që të mbajmë temperaturën e ajrit të kondicionuar midis 24 dhe 26 gradë Celsius. Gjithashtu, në këtë temperaturë ne do të minimizojmë edhe shpenzimin e energjisë.

Në mes të valës së të nxehtit, edhe netët e verës mund të jenë të vështira. Por, nëse e mbani ndezur edhe gjatë natës kondicionerin, temperaturën e tij duhet ta lini në shifrat 26 deri në 28.

Sipas ekspertëve, ​​ajo që na pengon të flemë në netët më të nxehta është lagështia dhe në një temperaturë 28 gradë ajo zhduket.

Si mund të kursejmë energji?

Pavarësisht temperaturave të larta që mund të arrihen gjatë verës, nuk është e nevojshme të mbash kondicioner gjatë gjithë ditës. Izolimi i dhomës ndërkohë që pajisja është në punë do ta ndihmojë atë të ftohet më shpejt, ashtu si mbyllja e dritareve dhe ulja e grilave gjatë mesit të ditës, veçanërisht nëse dielli i bie drejtpërdrejt dritareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco