Studimet tregojnë se burrat i stresojnë gratë dy herë më shumë se fëmijët

Studimet tregojnë se burrat i stresojnë gratë dy herë më shumë se fëmijët

18:05, 10/07/2024

Duke qenë se fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme, njerëzit shpesh mendojnë se burimi më i madh i stresit në familje janë fëmijët. Megjithatë, një studim i kryer nga “Today” tregon të kundërtën.

Me më shumë se 7,000 nëna nga Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në një sondazh të fundit dhe një intervistë të kryer nga “Today”, rezultati tregon se shumica e nënave e vlerësuan nivelin e tyre të stresit në një 8.5 nga 10.

Megjithatë, ajo që e bën studimin befasues është se rreth gjysma e nënave që morën pjesë në anketë dhe intervistë thanë se, më shumë se fëmijët, burrat u vunë re se ishin një burim më i madh stresi.

Shumë njerëz mund të jenë skeptik dhe mosbesues veçanërisht burrat në lidhje me rezultatet e studimit. Megjithatë, një hulumtim tjetër i bërë nga Universiteti i Padovës, gjithashtu e mbështet këtë studim.

Sipas studiuesve, mund të vërehet se me vdekjen e grave, shëndeti i burrave shpesh përkeqësohet. Ndryshe në rastin e grave, pas vdekjes së burrave të tyre, ato rezultojnë të jenë më të shëndetshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco