Një dem arratiset nga hambari, përfundon brenda bankës (VIDEO)

Një dem arratiset nga hambari, përfundon brenda bankës (VIDEO)

21:39, 22/08/2022

Një dem, që u arratis nga hambari ku qëndronte në orët e para të mëngjesit të së hënës, shkaktoi panik në rrugët e qytetit izraelit pranë Tel Avivit, përpara se të hynte në një degë banke.

Banka “Leumi” tha në një deklaratë se demi hyri në zyrat e saj në zonën industriale në qytetin Lod, raportoi AP.

Videot amatore treguan banorët që vraponin ndërsa demi nxitonte nëpër rrugë.

Brenda ndërtesës së bankës, kafsha po vraponte nëpër korridor, ndërsa disa burra e ndiqnin.

Pasi u përzu nga zyrat e bankës, demi u qetësua nga punonjësit e shërbimit veterinar të qytetit dhe më pas u dërgua përsëri në hambarin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco