Zbulojeni njëherë e mirë, ja çfarë tregojnë ngjyrat në fund të pastave të dhëmbëve

Zbulojeni njëherë e mirë, ja çfarë tregojnë ngjyrat në fund të pastave të dhëmbëve

23:50, 13/07/2022

Në shumë postime në rrjete sociale, pretendohet se ngjyrat e shiritit në fund të pastës së dhëmbëve tregojnë përbërësit e saj, por a është e vërtetë?

Sipas pretendimeve: ngjyra e zezë tregon se pasta përmban kimikate; ngjyra e kuqe tregon se ka përbërës natyralë + kimikate; ngjyra blu tregon se përbërësit janë natyralë + ilaçe; ngjyra jeshile tregon se përbërësit janë natyralë.

Sipas 'Healthline', një burim i sigurt i informacioneve në lidhje me shëndetin, nuk ka asnjë lidhje mes ngjyrës dhe përbërësve. 

Vijat në fund të pastës së dhëmbëve janë thjesht një shenjë e bërë gjatë procesit të prodhimit. Këto shenja lexohen nga sensorët e rrezeve të dritës, të cilët njoftojnë makineritë se ku duhet të pritet, paloset ose mbyllet ambalazhi.

“Këto shenja vijnë në shumë ngjyra dhe nuk janë të kufizuara në jeshile, blu, të kuqe dhe të zezë. 

Ngjyra të ndryshme përdoren në lloje të ndryshme paketimi ose me sensorë dhe makineri të ndryshme,” shkruan Healthline.

Pra, nëse doni të dini se çfarë përbërësish ka pasta juaj e dhëmbëve, mund të lexoni listën e përbërësve. 

Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, shumica e pastave të dhëmbëve përmbajnë të njëjtët përbërës bazë, si pastrues, agjentë aromatizues, përbërës për të zbutur pastën, përbërës për shkumën, fluor etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco