Shfrytëzojnë fatkeqësinë, hapin llogari të rreme për të kërkuar para në emër të familjes Arifaj

Shfrytëzojnë fatkeqësinë, hapin llogari të rreme për të kërkuar para në emër të familjes Arifaj

13:46, 15/10/2020

Tërë Kosova u trondit me tragjedinë e familjes Arifaj, e cila humbi tragjikisht dy fëmijë në Gjermani.

Duket se njerëzit shpirtligë e kanë shfrytëzuar ngjarjen tragjike për të përfituar financiarisht.

Janë hapur llogari të rreme ku po kërkohen mjete financiare me arsyetimin se familja nuk po ka mundësi të mbulojë shpenzimet e ceremonisë së varrimit.

“Përshëndetje të dashur

“Ju keni dëgjuar për tragjedinë. Këtu është një thirrje për ndihme financiare për varrimin e dy viktimave. Prindërit nuk kanë kushte të mjaftueshme për të mbuluar ceremoninë e varrimit.Image

“Të ju ndihmojmë të gjithë”, është mesazhi që po përcillet nëpër grupe të ndryshme në rrjete sociale.

Familja bëhet e ditur se nuk ka nevojë për ndihmë, pasi që i ka kushtet për të kryer procedurat mortore.

Hasani (17) dhe Bleriani (13) u goditën nga një tren ditën e martë në stacionin ku e merrnin përherë rrugën për në shkollë.

Që të dy nuk u mbijetuan plagëve.

Është e tmerrshme se si njerëz pa skrupuj tentojnë të përfitojnë në situata të dhimbshme për të tjerët./arbresh.info

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco