Aksidenti vdekjeprurës/ Do kryenin ngjarje kriminale, u përplasën me Audi

Aksidenti vdekjeprurës/ Do kryenin ngjarje kriminale, u përplasën me Audi

10:26, 07/10/2020

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kurbin, ku humbi jetën një 26-vjeçar. 

“BalkanWeb” mëson se makina tip “Audi”, ku udhëtonin shoferi dhe viktima, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, duke ikur me shpejtësi.

Për këtë arsye, uniformat blu i janë vënë nga pas mjetit, i cili nga shpejtësia e lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “BalkanWeb” se gjatë kontrollit në mjet policia ka gjetur doreza dhe maska.

Gjithashtu ka rezultuar se makina ka pasur të mbivendosur një targë tjetër. Të gjitha këto detaje kanë hedhur dyshime të forta te policia se dy personat që udhëtonin me “Audi-n” do të kryenin një ngjarje kriminale, grabitje ose vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco