Dyshohej për pastrim parash, e dorëzon vetë pasurinë

Dyshohej për pastrim parash, e dorëzon vetë pasurinë

09:45, 07/10/2020

Një pasuri prej 10 milionë sterlinash është dorëzuar nga pronari i tyre te policia britanike, raporton BBC.

Apartamentet dhe shtëpitë i janë dorëzuar Agjencisë Kombëtare kundër Krimit nga një biznesmen nga Lidsi, i cili dyshohej se pastronte para në shkallë të gjerë. Mansoor Mahmood Hussain punonte për gangsterë të ndryshëm, përfshi këtu trafikantë dhe vrasës.

Agjencia besonte se ai i pastronte paratë duke blerë prona. Në rrjetet sociale, zoti Hussain, i njohur edhe si Manni, postonte foto nga jeta e tij luksoze.

40-vjeçari nuk ka precedent kriminal, edhe pse hetuesit dyshonin se ai pastronte para për disa nga kriminelët më të njohur.

Policia nuk arriti të gjente prova të detajuara se ai pastronte paratë. Atëherë ata vendosën të vënë në veprim një ligj të ri, që njihet edhe si Urdhri për Pasurinë e Pashpjeguar. Policia i kërkoi biznesmenit që të sqaronte nëse pasuria i vinte nga burime të ligjshme.

Pas kësaj, ai u detyrua të dorëzonte pronat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco