Për 24 orë, Policia shqipton 798 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Për 24 orë, Policia shqipton 798 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

08:52, 07/10/2020

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 798 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.

Ndërkaq, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco