Djegja e makinës luksoze në Pogradec, ishte në pronësi të një biznesmeni. EMRI

Djegja e makinës luksoze në Pogradec, ishte në pronësi të një biznesmeni. EMRI

08:47, 07/10/2020

Një mjet është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Policia njofton se rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMË X6”, në pronësi të një firme private.

Burime bëjnë me dije se mjeti i djegur është në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari, pronar i disa bizneseve dhe një restoranti në Pogradec, Rosa e Tymosur. Dyshohet për zjarrvënie të qëllinshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMË X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco