Aksidenti më vdekje në Kurbin/ Makinë grabitësish, gjenden maska dhe doreza

Aksidenti më vdekje në Kurbin/ Makinë grabitësish, gjenden maska dhe doreza

08:40, 07/10/2020

Detaje të reja janë zbuluar për aksidentin e ndodhur nga aksin Fushë Krujë – Kurbin ku humbi jetën një 26 vjeçar.

Dyshohet se personat kanë qenë në tentative për grabitje.

Makina tip audi A3 me targe AA 603 IG e vjedhur në laç. Në makinë policia ka gjetur dy palë targa, maska dhe doreza.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip "Audi", ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco