Historia e trishtë e familjes së pronarit të vrarë të ‘Selo Tours’, as një muaj më parë i vdiq vëllai

Historia e trishtë e familjes së pronarit të vrarë të ‘Selo Tours’, as një muaj më parë i vdiq vëllai

13:07, 02/10/2020

Ditët e mërzisë nuk kanë të ndalur në familjen e tashmë të ndjerit Selatin Janjeva.

Nuk ka pak ditë që tashmë i vdekuri Janjeva humbi vëllaun e tij më të vogël, Samirin, shkruan Syri.net

Ai vdiq nga një sëmundje e rëndë që po vuante vitet e fundit.

E pa kaluar pak ditë, kësaj familje iu shtua edhe një tjetër mërzi.

Image

Mbrëmë, atyre iu shua edhe tjetri anëtar i familjes. Selatini u vra në mes të rrugës në Novi Pazar.

Motivet ende nuk dihen, derisa mediat kanë publikuar një video ku shihet komplet vrasja.

Trupi i Selatin Janjevës, i cili u vra mbrëmë në Novi Sad të Serbisë, është sjell në Kosovë. Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të varroset sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga familjarit, bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet në orën 17:00, shkruan Syri.

52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush gjuajti me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco