Pas pak gjykata vendos për paraburgimin edhe për 24 të arrestuarit e rastit 'Karaçeva'

Pas pak gjykata vendos për paraburgimin edhe për 24 të arrestuarit e rastit 'Karaçeva'

12:40, 02/10/2020

Gjykata Themelore në Gjilan  pritet që në orë 14.00 të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ndaj për 24 të dyshuarëve të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të zhvilluar më 1 tetor 2020, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës.

Lajmin e ka konfirmuar  gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ramiz Azizi, njëherit kryetar i GJykatës Themelore të Gjilanit e i cili kishte dhënë urdhër për hetimin dhe bastisjen në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

Nga ana tjetër prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh ndaj 24 personave të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të zhvilluar më 1 tetor 2020, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco