Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës me meritë ka arritur besueshmërinë e lartë

Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës me meritë ka arritur besueshmërinë e lartë

18:44, 24/09/2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar sot se Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë dhe situata e pandemisë ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.

Ai gjatë një vizite në Gjakovë është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet policia në këtë rajon në kohë pandemie.

“Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja. Nderim për Policinë e Kosovës”, ka shkruar ministri Zemaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco