Vazhdon përplasja me armë në qytetin e Elbasanit midis shtetasit Lefter Zhidro dhe policisë që e ka rrethuar në banesën e tij prej disa orësh.
Sipas informacioneve më të fundit, sapo ka parë forcat e Renea që po ndërhynin në banesë, Zhidro ka qëlluar sërish me armë zjarri.
Në aksionin për arrestimin e Zhidros, po marrin pjesë me dhjetra forca policie nga Drejtoria e Policisë Elbasan, FNSH, Renea etj.
Ajo që bie në sy është qetësia e Zhidros, i cili herëpashere del në ballkon dhe u kërkon llogari forca të policisë.
© SYRI.net