Dy persona janë plagosur deri më tani nga plumbat që po qëllohen në Elbasan, ku një person është duke gjuajtur ndaj policisë.
Burime nga policia thanë se si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën, dy kalimtarë të rastit.
Plagosja ka ndodhur në momentet e para kur personi që është i mbyllur në shtëpinë e tij, ka filluar të qëllonte në drejtim të Policisë.
Personi i cili mësohet se ndodhet në ballkon, vazhdon të qëllojë me armë ndaj policisë
Aktualisht banesa është rrethuar nga forcat e policisë së Elbasanit, ndërsa atje po shkon RENEA dhe FNSH.
© SYRI.net