Një tjetër punonjës policie është arrestuar nga Policia e Shtetit duke transportuar refugjatë sirianë nga Korça për në Tiranë, me qëllim që t’i dërgonin në vendet e BE-së. I arrestuari është S.H, 59 vjeç, punonjës policie në burgun e Peqinit.
Policia e Elbasanit dhe ajo e Gramshit , pas informacioneve nga burime të veta se dy persona transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestuan E. Gj, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H, 59 vjeç, banues në Gramsh.
Ky fundit, S.H., rezultoi se ishte punonjës policie në burgun e e Peqinit dhe ishte me uniformë në momentin e arrestimit.
Prangat iu vunë për veprat penale "Mbajtje pa të drejtë e uniformës" dhe "Shpërdorim i detyrës".
Të dy u kapën në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celulari, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
© SYRI.net