Njësitë policore kanë zbuluar gjashtë plantacione të mbjellura me bimë narkotike në Koshare rreth orës 10.30, që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, të gjitha bimët e gjetura janë shkulur dhe asgjësuar në vendin e ngjarjes.
Rasti po hetohet si kultivim i bimëve narkotike.
© SYRI.net