Policia jep detaje për aksidentin në rrrugën Prishtinë-Gjilan

Policia jep detaje për aksidentin në rrrugën Prishtinë-Gjilan

10:07, 23/09/2020

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku,  ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco