Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite në zonën e Nikopolis në Selanik, ku për fat të mirë nuk pati viktima.
Një i ri ka qëlluar me armë drejtë një 39-vjeçari para derës së një kazinoje dhe më pas e ka kërcënuar, ndërkohë që e qëllonte me shkelma
Nuk dihet shkaku i përplasjes mes tyre, por të pranishmit kanë kapur me kamera momentin kur i riu qëllon me shkelma dhe i kërkon të gjunjëzohet 39-vjeçarit.
Është bërë ndërhyrja e qytetarëve shkaku që 39-vjeçarit ti shpëtohej jeta.
Raportohet se policia ka arrestuar të riun dhe ka nisur hetim e plotë të ngjarjes së ndodhur.
© SYRI.net