Bleu banesë para dy viteve, kanoset nga ish-pronari

Bleu banesë para dy viteve, kanoset nga ish-pronari

10:15, 22/09/2020

Një zyrtar policor nga Ferizaj është në hall me një person, nga i cili kishte blerë banesën dy vjet më parë.

 

Ai ka raportuar në Polici se nga ish-pronari po kanoset pasi nuk po dëshiron që ai të jetojë aty.

“Viktima mashkull kosovar (zyrtar policor), më datën 15.09.2020, ka raportuar se para dy viteve kishte blerë një banesë nga i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili ndihet i kanosur pasi i dyshuari nuk dëshiron që ai të jetojë aty”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se janë intervistuar dy palët dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco