Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Bërxull të Tiranës. Policia njofton, se sipas të dhënave paraprake janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë plagosur 3 persona. Mësohet se dy prej tyre janë punonjës policie që lëviznin me makinë personale.
Policia e Tiranës tha se më datë 22.09.2020, rreth orës 9:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxull, janë përfshirë në përplasje mjeti i drejtuar nga K.M dhe me pasagjer V.Zh me një automjet të drejtuar nga A.N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
© SYRI.net