Sherri për vdekje i dy shoferëve në Shkozet, arrestohet për vrasje djali i ish-Drejtorit të Burgut

Sherri për vdekje i dy shoferëve në Shkozet, arrestohet për vrasje djali i ish-Drejtorit të Burgut

09:05, 20/09/2020

Policia e Durrësit njoftoi se  ka arrestuar Arbër Koten, autorin e vrasjes me thikë në Shkozet të Idajet Dullës. 33-vjeçari Dulla vdiq pasi ishte ishte qëlluar me thikë në zemër.

Autori i krimit zbulohet se është Arbër Kote, djali i i ish-Drejtorit të Burgut, Astrit Kotes. I arrestuari Kote punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zone, kurse viktima Dulla drejtonte një furgon mallrash, që me sa duket i kishte zënë rrugën shoferit të fasonerisë.

Për këtë shkak, mes dy shoferëve ka nisur një konflikt i ashpër, që përfundoi me përdorimin e thikës dhe vdekjen e shoferit të furgonit.

34-vjeçari Idajet Dulla u dërgua në spitalin e Durësit por nuk i mbijetoi plagës vdekjeprurëse në zemër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco