Njoftim i Policisë/ Krimi në Bathore, ja çfarë ka ndodhur brenda familjes

Njoftim i Policisë/ Krimi në Bathore, ja çfarë ka ndodhur brenda familjes

19:08, 15/09/2020

Policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen Bathore ku shtetasi A.T  ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J. H.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco