Policia flet për ngjarjen te ‘Mati 1’, tregon se si u shkaktua zjarri

Policia flet për ngjarjen te ‘Mati 1’, tregon se si u shkaktua zjarri

15:56, 15/09/2020

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e ngjarjes në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti i ka thënë Periskopit se bëhet fjalë për një incident zjarri i cili ishte shkaktuar nga djegia e një veture në një garazhë të një ndërtese.

Ahmeti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

Syri Kosova edhe më heret raportoi për këtë ngjarje. Video/ Zjarr në Lagjen e Spitalit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco