Lënda për vrasjen e Ivanoviqit tash e 3 muaj në Apel

Lënda për vrasjen e Ivanoviqit tash e 3 muaj në Apel

12:25, 15/09/2020

Aktakuza në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të vitit 2018, ende nuk është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.

Kjo pasi, Gjykata Themelore në  Prishtinë, të akuzuarve  Marko Roshiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basaran, u kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzave dhe kundërshtimin e provave.

Avokati Mahmut Halimi, mbrojtës i të akuzuarit Marko Rashiq tha se lënda tash e tre muaj nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit.

“Çfarë po ndodh me këtë lëndë është  katastrofë, lënda ka tre muaj në Apel dhe ende nuk është vëndosur për ankesën tonë”, tha ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës po akuzon Marko Roshiqin, Nedelko Spasojeviqin, Dragisha Markoviqin, Zharko Jovanoviqin, Silvana Arsoviqin dhe Radeta Basaran se duke vepruar si grup i organizuar kriminal nën udhëheqje të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, me veprimet e tyre inkriminuese kanë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i cili u vra më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco