U gjet i vrarë nga shitësi i qumështit, kush ishte babai i një fëmijë 2-muajsh

U gjet i vrarë nga shitësi i qumështit, kush ishte babai i një fëmijë 2-muajsh

10:06, 15/09/2020

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë. Mësohet se se 33-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2-muajsh.

Ai u gjet i pajetë brenda makinës, i vrarë me armë zjarri, rreth 200 metra larg banesës së tij 3-katëshe.

Mjeti tip “Fiat Punto” u pikas nga një banor i zonës, që kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin. Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes është gjetur një pistoletë, më të cilën nuk ishte kryer asnjë e shtënë.

Po ashtu raportohet se banorët e zonës nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme, ndërkohë që në trupin e tij është gjetur vetëm një plumb. Ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë silenciator, ndërsa ka dyshime se është përdorur një shotgun.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco