EMRAT- FOTO/ Kush janë dy shqiptarët më të kërkuar nga Britania e Madhe

EMRAT- FOTO/ Kush janë dy shqiptarët më të kërkuar nga Britania e Madhe

09:08, 15/09/2020

Ekipet e ekstradimit në Britaninë e Madhe u kanë bërë apel qytetarëve, të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarëve të shumëkërkuar në territorin britanik.

Policia britanike ka publikuar edhe identitetin e dy shqiptarëve që janë në kërkim ndërkombëtar.

Shqiptarët që janë shpallur në kërkim janë Korab Halilaj 39 vjeç dhe Festim Korra, 43-vjeç.

Shtetasi Korab Halilaj, për të cilin Australia ka lëshuar urdhër-arresti për trafik droge, besohet se fshihet në Northampton.

Ndërsa Korra kërkohet nga ana e drejtësisë shqiptare për një vrasje të ndodhur më 2013 në Shqipëri. Korra është dënuar në mungesë me burg.

Ai mund të fshihet në Britani dhe përdor identitet të rremë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco