Dhunoi vjehrrin? Reagon nusja: Më futi duart në fyt, pastaj gërvishti veten...

Dhunoi vjehrrin? Reagon nusja: Më futi duart në fyt, pastaj gërvishti veten...

09:02, 15/09/2020

Ajo që u raportua nga policia dy ditë më parë, si dhunë ndaj vjehrrit, duket të jetë tërësisht ndryshe. Nusja e kësaj familje, Valentina Lezaj ka zgjedhur të flasë për emisionin ABC-ja e Mëngjesit duke treguar variantin e saj të ngjarjes. Sipas saj, vjehrri është një dhunues sistematik në familje. Ai ka ngritur dorë edhe ndaj saj dhe prej vitesh dhunon të shoqen.

Ajo thotë se mes tyre ka pasur një konfrontim, por ai më pas ka lënë shenja mbi veten në mënyrë që të ngrejë padi ndaj saj, ndërsa shprehet se të njëjtën gjë ka bërë më parë edhe me djalin e tij.

“Ai më ka futur duart në fyt dhe unë e kam shtyrë. Kur kam shkuar te policia, vjehrri im ishte gërvishtur më shumë. Kur e kam denoncuar herën tjetër, desh me futi burrin në fyt. Unë e bëra pak se unë i kam thonjtë, por ai është bërë më shumë. Është shoqëri maskiliste. Unë të them të vërtetën. Vjehrra ime është dhunuar disa herë edhe në sytë e fëmijëve të mi”, thotë ajo.

Ndërsa vetë vjehrra e mbështet variantin e nuses duke akuzuar të shoqin për dhunë në familje.

“Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm prej atij. Ishim te puna. Nuk i ka pas faj as djali, as nusja. Ai e ka fajin. Këto kanë qenë te puna”, thotë vjehrra.

Një mesazh nusja e ka edhe për gratë dhe vajzat e tjera të dhunuara, në mënyrë që të denoncojnë rastet e ngjashme që nesër të mos kthehen në viktima.

“Desha të bëj edhe një thirrje për të gjitha gratë, jemi në përgjegjësi të paarsimuara. Edhe unë jam martuar 16-vjeçe dhe gjithmonë ka qenë ajo ideja që gruaja duhet të jetë e përulur. Por nuk është turp me denoncuar dikë. Sepse nesër prej një njeriu të zakonshëm mund të kthehesh në viktimë. Këtu pa vdekur nuk ta jep kush të drejtën”, përfundon nusja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco