Detaje  nga përplasja e tmerrshme/ Pas vdekjes tragjike të së ëmës, vajza 9 vjeçare përfundon në koma

Detaje nga përplasja e tmerrshme/ Pas vdekjes tragjike të së ëmës, vajza 9 vjeçare përfundon në koma

19:48, 14/09/2020

Pas aksidentit tragjik automobilistik dhe tragjedisë familjare që ndodhi në orët e para të së dielës, komuniteti lokal i Naxos është në zi.

Në momentin e aksidentit, babai, nëna, dy vajzat dhe djali i tyre ishin në makinë. Nëna humbi jetën menjëherë dhe vdekja e saj u konfirmua në spitalin e Naxos.

Vajza e vogël e familjes, Oriana, 9 vjeç, është në koma në një spital në Athinë, pasi ka dëmtime serioze kraniocerebrale, raportojnë mediat greke.

Përkatësisht, Luljeta 15-vjeçare ka fraktura në legen dhe mund t’i nënshtrohet operacionit në një spital në Atikë.

Vëllai i tyre, i cili ishte gjithashtu në makinë, është mirë me shëndet dhe pritet të dalë nga spitali ndërsa babai që ka thyerje të lehta paraqet një pamje të mirë.

Të gjithë – përveç nënës që vdiq në ishull – u dërguan me helikopter në spital.

Policia ka konfirmuar se familja po kthehej në shtëpi pasi kishte dalë në një restorant. Sipas burimeve nga ishulli, po hetohet nëse babai kishte konsumuar sasi të madhe alkooli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco