Më në fund! Pas 4 vitesh, Gigi Hadid zbulon për herë të parë emrin e plotë të vajzës

Më në fund! Pas 4 vitesh, Gigi Hadid zbulon për herë të parë emrin e plotë të vajzës

13:53, 21/09/2024

Aktori Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid kanë festuar 4-vjetorin e vajzës së tyre.

Modelja konfirmoi në një postim në rrjetet sociale se emri i plotë i vogëlushes së tyre ka mbiemrin e Zayn. Në një karusel fotografish nga festimet e Khai-t, ishte edhe një foto që tregonte tortën me emrin e vogëlushes, “Khai Malik”.

 

Fansat e Zayn reaguan menjëherë, pasi Hadid nuk e ka përmendur kurrë mbiemrin e vajzës së saj në të kaluarën.

“Khai Malik” më bën kaq të lumtur!!!!” shkroi dikush. “Nuk mund të besoj se ajo është tashmë 4!!! Gëzuar ditëlindjen Khai Malik ????????” – shkruante një tjetër.

Festa private e shfaqte vogëlushen duke shijuar një tortë ditëlindjeje ku shkruhej: “Forca qoftë me ty!”.

“Vajza jonë sot është 4 vjeç dhe ne festuam gjithë javën”. Hadid shtoi se vajza e saj dhe e Zayn është “kurioze, aventuriere, e dashur dhe oh, kaq e zgjuar. Khai është gëzimi dhe krenaria më e madhe e jetës sime!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco