Video/ Momentet kur Antonela Berisha dhe e motra dhunojnë barbarisht modelen Klea Prenga

14:04, 26/08/2024

Syri ka siguruar videon e dhunimit të modeles Klea Prenga në një restorant luksoz në kryeqytet. 

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj, shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit. 

Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga.

Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re. Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme. 

Pas denoncimit të rastit të dhunës ndaj motrave Berisha është ngritur akuza "Plagosje e rëndë me dashje". Ato janë shpallur në kërkim nga policia. 

Sipas modeles, Mariela Berisha e ka akuzuar për një raport jashtëmartesor me bashkëshortin e saj. Kjo ka qenë edhe shkaku i dhunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco